Anëtari i KSHZ-së nuk është vënë në votim akoma, Kasami: S’ka zgjedhje pa KSHZ të kompletuar

Anëtari i KSHZ-së nuk është vënë në votim akoma, Kasami: S’ka zgjedhje pa KSHZ të kompletuar

" "

Gazetare: Fatlume Dervishi

Nuk dihet akoma se kur do të vendosen në votim në Kuvend emrat e dy kandidatëve të cilët janë përzgjedhur nga partitë politike për një pozitë të anëtarit të KSHZ-së. 2/3 e deputetëve duhet të votojnë mes Abdush Demirit, të propozuar nga Lëvizja Besa dhe Alternativa, si dhe Zulfi Adilit, të propozuar nga Partia Demokratike Evropiane. Opozita shqiptare thotë se u takon atyre një anëtar në KSHZ dhe se ky institucion nuk guxon të mbetet me një anëtar më pak.

“Qeveria dhe shumica përmes disa partive satelit mundohen që t’ia pamundësojnë opozitës shqiptare që të ketë anëtarin e saj në KSHZ. Ne nuk do të lejojmë që në zgjedhje të shkohet me komision zgjedhor të pakompletuar sepse kjo rrezikon dhe pamundëson që qytetarët të kenë të drejtë të barabartë për të dhënë votën e tyre dhe për të bërë rrotacionin politik”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se anëtari i KSHZ-së duhet të zgjidhet në bazë të ligjit, por nuk precizon se cilës parti i takon ky anëtar sipas vlerësimit të tij.

“Unë tashmë e kam komentuar këtë temë. Përbërja e KSHZ-së rregullohet me ligj kurse Parlamenti dhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe ta kompletojë përbërjen e KSHZ-së”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski një ditë më parë tha se nëse vazhdon kjo qasje dhe opozitës shqiptare t’i pamundësohet zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, do ta shqyrtojë mundësinë që të tërheqë edhe ai anëtarët e tij sepse ka dyshime për një proces zgjedhor jolegjitim.

KSHZ-ja për momentin ka gjashtë anëtar, tre nga LSDM-ja, dy nga VMRO-DPMNE-ja përfshirë edhe kryetarin, një nga BDI-ja kurse një pozitë që duhet t’i takojë opozitës shqiptare është boshe. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button