Angelina Jolie: Asgjë s’është më e rëndësishme se të qenit nënë
Angelina Jolie: Asgjë s’është më e rëndësishme se të qenit nënë
Aktorja, Angelina Jolie, ka theksuar se asgjë tjetër në jetën e saj nuk ka rëndësi më shumë se të qenit nënë.
49 vjeçja, e cila ka gjashtë fëmijë, Maddox, 23 vjeç, Pax, 20 vjeç, Zahara, 19 vjeç, Shiloh, 18 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 16 vjeç, ka deklaruar se kujdesi për ta është prioriteti i saj më i madh.
Ajo këtë e ka thënë gjatë një interviste në “Good Morning America”, kur u pyet për rolin e saj si Maria Callas në filmin e ri “Maria”.
“Për mua, mëmësia është lumturia ime. Mund të heqësh gjithçka tjetër nga jeta ime … Asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, ka thënë ajo.
Ylli ka treguar se asnjëri nga fëmijët e saj nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.
“Asnjëri nga fëmijët e mi nuk do të jetë përpara kamerave tani. Ata e duan privatësinë. Sidomos Shiloh. Shpresoj që ata të kenë këtë mundësi edhe kur të rriten”, ka thënë aktorja.
Pavarësisht thashethemeve për një tjetër çmim Oscar për këtë film, Jolie ka thënë se ndihet e bekuar që ka pasur mundësinë të luajë në këtë film.
Ajo ka fituar një çmim “Oscar” më parë për rolin e saj në filmin “Girl, Interrupted”, në vitin 1999, por tani ajo ka bërë të ditur se ndihet mirënjohëse që ka punuar me një ekip të jashtëzakonshëm.
“Kjo ka qenë një eksperiencë që nuk harrohet. E di që tingëllon si një klishe, por vërtetë, kjo ishte një eksperiencë shumë e mirë e jetës sime. Unë kam mësuar të këndoj dhe kam luajtur rolin e një gruaje, të cilën e respektoj”, ka thënë ylli.
Ajo përfundoi duke thënë se një tjetër shpërblim është një ëndërr për të, por ndihet mirënjohëse për gjithçka që ka arritur deri tani.
“Kur publiku e pret mirë punën që bën, gjithçka tjetër është një ëndërr, prandaj po ndihem mjaft mirënjohëse tashmë”, ka thënë ndër të tjera artistja.