Angellovski: “Javna soba” është mbyllur, por u hap një e re; po punojmë edhe për identifikimin e tyre

Policia në koordinim me Prokurorinë publike ndërmarrin masa adekuate dhe aktivitete për zbardhjen e rastit “Javna soba”, thotë në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat M, ndihmës ministri i brendshëm, Toni ANgellovski. Siç deklaroi ai, deri më tani janë arrestuar katër persona lidhur me rastin, por në ndërkohë është hapur një grup tjetër i njëjtë.

Punojmë edhe në detektimin dhe arrestimin e personave tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë rast, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. Tashmë “Javna Soba” është mbyllur, por është hapur një grup i ri, punojmë në detektimin e personave edhe të këtij grupi dhe në mënyrë përkatëse ta sanksionojmë edhe këtë sjellje”, tha Angellovski.

LEXO EDHE:

Back to top button