Angjushev: S’kam fituar asgjë nga akumulatorët

Ish zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, thotë se nuk ka fituar asgjë nga masa qeveritare, për importin e baterive të litiumit. Alsat sot e pyeti Angjushevin, se sa ndikoi kjo masë në përmirësimin e konkurrencës së kompanisë së tij, sepse ajo mund të jetë e vetmja në vend, që ka nevojë për pjesë të tilla? Si kujtesë, në vitin 2017, Qeveria, në të cilën Angjushev ishte personi i dytë përgjegjës për politikat ekonomike, shfuqizoi doganën për import të baterive të litiumit. Nga Qeveria më pas pretenduan se ky ishte një kusht, për një kompani nga Polonia, që të investojë në vendin tonë. Kjo nuk ndodhi kurrë, por bateritë e litiumit importoheshin pa doganë.

“Gjithçka që eksportohet ne nuk e doganojmë, sepse importojmë, për shkak të eksportit. Ajo është për investime të tjera, që mund të shesin automjete të tilla në Maqedoni. Përgjigja, shkurt dhe qartë, është zero”, tha Koço Angjushev -biznesmen.

LEXO EDHE:

Back to top button