Antibiotiku VIBRAMYCIN/ Kujdes! Mund të ju helmojë nëse nuk e përdorni sipas udhëzimeve…

Antibiotiku VIBRAMYCIN/ Kujdes! Mund të ju helmojë nëse nuk e përdorni sipas udhëzimeve…

Gazetare: Arta Sefadini

Vibramicina është antibiotik që përdoret për të trajtuar infeksione bakteriale. I përket klasës të antibiotikëve- tetraciklina dhe vepron duke ndaluar rritjen e baktereve.

Çdo antibiotic duhet përdorur sipas udhëzimeve, sepse përveç rezistencës që mund të krijohet, antibiotikët ndonjëherë mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin, nëse merren me ushqime të caktuara.

Enes Jusufi ishte i ftuar në emisionin Pasqyra e Shënetit në Alsat, dhe na tregon cilat janë ushqimet që nuk duhet të merren kur marrim antibiotikën Vibramicin:

“Për shembull antibiotikun Vibramicin, të cilin populli i Maqedonisë e përdor për çdo sëmundje, fatkeqësisht. Mund të them se nuk e dinë që ky medikament nuk përdoret me qumësht, produkte ushqimore, vezë apo sot dihet se përdoren minerale të magnezit apo zinkut. Ato minerale të magnezit ose zinku, qumështi, përbërësit brenda qumështit, përbërësit e vezëve, përgjithësisht proteinat e tretshme nga ushqimi, mund të lidhen me antibiotikun dhe të formojnë përbërës të mëdhenj që mund të helmojnë trupin tonë ose të sulmojnë veshkat. Ndaj ju bëj apel, ju lutem, kur të përdorni Vibramicin herën tjetër shmangni këtë ushqim, kujdes, mund të ndodhë një në njëqind, por pse të jeni në mesin e atyre qindrave.”

Pacientët shpesh kanë dilemma kur vjen fjala tek antibiotikët. Si duhet të përdoren për mos pasur probleme me lukthin. Në pyetjen se për sa kohë nuk duhet të pinë kafe, qumësht apo magnez mineral, Jusufi na sqaron që:

“Ata duhet të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur, sepse çdo organizëm reagon ndryshe ndaj çdo ilaçi ose ushqimi. Unë them shpesh që nëse të gjithë ulemi në të njëjtën tryezë, askush nuk mund të ulet për të njëjtën sasi mishi, qepë apo ushqime të tjera, secili ka një tolerancë të ndryshme. Është e njëjta gjë me ilaçet, sepse ilaçet janë substanca kimike në vetvete. Prandaj, këshilla më e përsosur është ta shmangni atë sa më shumë kur përdorni një antibiotik. “

Antibiotiku Vibramycin duhet të përdoret të paktën dy orë pas ngrënies kur kanë stomak të qëndrueshëm dhe të shmangin sa më shumë ushqimet që përmendëm.

Por këto këshilla a vlejnë vetëm për Vibramicinën apo është për të gjithë antibiotikët në përgjithësi?

“Jo, nuk ia vlen gjithë antibiotikët, por e përmenda si shembull të një antibiotiku që përdoret shumë në zonën tonë sepse jemi një vend i varfër, si antibiotik është i lirë me një çmim të favorshëm për buxhetin tonë, dhe jo vetëm kaq, megjithëse është një antibiotik i vjetër, është shumë efikas. Dua të theksoj këtë se ka disa antibiotikë që rekomandohen të konsumohen me stomakun bosh, disa menjëherë pas ngrënies, e disa edhe 2-3 orë pas ngrënies, gjithçka varet nga molekula e substancës aktive.” – thotë Enes Jusufi, magjistër i farmacisë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button