Vitamina D dhe C – A duhet të merren me apo pa ushqim?

Vitamina D dhe C – A duhet të merren me apo pa ushqim?

Gazetare: Arta Sefadini

Vitamina D është një vitamin e tretshme në yndyrë dhe sygjerohet të merret me ushqim që përmban yndyra të shëndetshme, shkruan Alsat.

Kjo vitamin mund të merret edhe me suplemente tjera, dhe mund ta merrni në mëngjes ose në mbrëmje varësisht kur doni ju, vetëm sygjerohet të merret në të njëjtën kohë çdo ditë.

Por, përse sygjerohet që vitamina D të merret me ushqim me yndyrë?

“Për shembull, ne kemi disa ilaçe që duhet të hamë ushqime me yndyrë, në mënyrë që të përthithen më mirë në trup. Të tilla si vitamina D, e cila sugjerohet të merret gjithmonë me ushqime me kalori më të larta, në mënyrë që vitamina D të lidhet më mirë dhe të përthithet në trup. Për shembull, nëse përdorni vitaminë D në 4000 IU, dhe nëse nuk e merrni me ushqimin e rekomanduar, në vend të 4000 njësive, do të merrni nga 100 në 200 njësi, pra 3000 dhe diçka shkoi dëm dhe do thoni pse se nuk ka asnjë efekt pozitiv tek unë, epo nuk do kesh,  sepse nuk i ndjek udhëzimet.” – sqaron Enes Jusufi, farmacist, në emisionin Pasqyra e Shëndetit.

Vitamina C është një supplement që përdoret më së shumti kohës së dimrit për të ndihmuar në luftimin e virozave të ndryshme

“Vitamina C, në varësi të natyrës së saj, organike apo kimike, përdoret si para dhe pas ngrënies. Ato me origjinë organike mund të përdoren edhe para ushqimit… Po, origjina tregohet në vetë kutinë, qoftë organike apo kimike.” – thotë Jusufi në emsionin Pasqyra e Shëndetit.

Vitamina C mund të merret së bashku edhe me suplemente tjera shtesë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button