Antikorrupsioni: Emërohen në mënyrë të paligjshme katër anëtarë të KD-së të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik

Antikorrupsioni: Emërohen në mënyrë të paligjshme katër anëtarë të KD-së të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik

Gazetar: Mihajllo Donev

Anti-korrupsioni në seancën e sotme ka vendosur që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve t’i shfuqizojnë vendimet për emërimin e katër anëtarëve të Bordit drejtues në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorëve. Sipas asaj që konstatoi Anti-korrupsioni, vendimet për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe dy anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve për anëtarë të Bordit drejtues të Akademisë së gjykatësve dhe Prokurorëve publik janë në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit si dhe në kundërshtim me Ligjin për përzgjedhjen e anëtarëve në Akademinë e gjykatësve dhe Prokurorëve.

“Në rastin konkret, përveç faktit që ka akumulim të paligjshëm të funksioneve me të njëjtin person, një situatë e tillë paraqet edhe praninë e konfliktit të vazhdueshëm, përplasje potenciale të interesit, sepse këta persona do të kishin të drejtë të vendosin si në fazën e pranimit në trajnimin fillestar edhe në fazën e dhënies së provimit përfundimtar si anëtarë të Bordit drejtues, si dhe për përzgjedhjen e kandidatëve që kanë përfunduar trajnimin fillestar për gjykatës dhe prokurorë publik në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve publik dhe Këshillit gjyqësor”, tha Biljana Karakashova Shulev, anëtare e KSHPK.

Këshilli Gjyqësor paraprakisht në seancë ka marrë vendim që anëtarët Antoaneta Dimovska dhe Hanif Zendeli t’i propozojë për anëtarë të Bordit drejtues të Akademisë ndërsa Këshilli i Prokurorëve publik emëroi kryetaren Dushica Dimitrievska, si dhe një anëtar tjetër të këshillit. Për këto vendime të Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit të Prokurorëve, pushteti disa herë ka paralajmëruar se paraqesin shkelje të ligjit, si dhe se me vendime të tilla në Akademi emërohen njerëz të afërt me opozitën. Përveç VMRO-DPMNE-së, për këto vendime të Këshillit Gjyqësor ka komentuar edhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, nga ku kanë theksuar se emërimi i personave në akademi që tashmë janë pjesë e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve është e diskutueshme dhe përbën rrezik për korrupsion dhe konflikti interesi./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button