Personat me autizëm nuk mund të punësohen – Ata nuk përfshihen në ligjin për punësim të personave me aftësi të kufizuar!

Personat me autizëm nuk mund të punësohen – Ata nuk përfshihen në ligjin për punësim të personave me aftësi të kufizuar!

Gazetare: Melihate Rustemi

Punësimi i personave me autizëm  është pothuajse i pamundur në institucionet shtetërore, sepse ata nuk janë të përfshirë në ligjin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, shkruan Alsat.

Zv Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa tha se tashmë kanë kërkuar nga Qeverisë që të shqyrtojë këtë boshllëk ligjor dhe të ndërhyjë në përputhje me ndryshimet ligjore në mënyrë që këta persona të ushtrojnë të drejtën e tyre për barazi me të tjerët.

Bajramovska- Mustafa gjithashtu tha se personat me aftësi kufizuara vazhdojnë të përballen me probleme në arsim, mungesë të asistentëve, ankesa për bullizim dhe diskriminim thuajse në çdo aspekt.

“Jo të gjithë personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë ti shfrytëzojnë përfitimet dhe përfitimet që i jep ky ligj. Duke vepruar në bazë të një parashtresë konkrete kemi konfirmuar se personat me çrregullime të spektrit autik janë lënë jashtë përkufizimit, çfarë parashikon ligji dhe konventa dhe janë në një farë mënyre të pa favorizuar në qasjen, në ushtrimin e të drejtave të punës në përputhje me ligjin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Ne i kërkuam Qeverisë që të shqyrtojë këtë boshllëk ligjor dhe të ndërhyjë në përputhje me ndryshimet ligjore në mënyrë që këta persona të ushtrojnë të drejtën e tyre për barazi me të tjerët”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, zv Avokate e Popullit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button