Anulohet seanca gjyqësore kundër “Besa Trans”

Anulohet seanca gjyqësore kundër "Besa Trans"

Është anuluar seanca për gjykimin kundër Kompanisë “Besa Trans” dhe pronarit të kompanisë, Bekim Haxhiu. Gjykata nuk ka pranuar që Haxhiu të jetë përfaqësues i kompanisë, përkatësisht përfaqësues i personit juridik derisa është në cilësinë e të akuzuarit. Akuza i referohet licencës së “Besa Trans” dhe keqpërdorimit të saj që sipas Prokurorisë Publike, Haxhiu ka bërë duke e shfrytëzuar për më shumë transporte dhe për më shumë mjete transportuese. Seanca e radhës është caktuar më 15 nëntor. Gjykimi në Maqedoni të Veriut në aspektin juridik nuk ndërlidhet me ngjarjen tragjike të aksidentit 23 nëntor 2021 në Bullgari ku si pasojë e djegies së autobusit jetën e humbën 45 udhëtarë nga Maqedonia./A.K.

LEXO EDHE:

Back to top button