Arabia Saudite hap qiejt për të gjithë, përfshirë Izraelin

Arabia Saudite hap qiejt për të gjithë, përfshirë Izraelin

Autoritetet në Arabinë Saudite vendosën të ndërmarrin një vendim historik duke hapur hapësirën ajrore për të gjithë linjat, pa diskriminuar askënd, përfshirë këtu dhe fluturimet nga Izraeli, shkruan Al jazeera.

Autoriteti i Përgjithshëm Saudit i Aviacionit Civil (GACA) tha të enjten se hapësira ajrore e vendit tani është e hapur për të gjithë transportuesit që plotësojnë kërkesat e tij për fluturime, në përputhje me konventat ndërkombëtare që thonë se nuk duhet të ketë diskriminim midis civilëve.

Lajmi i mirëprit dhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili është duke zhvilluar një tur në Lindjen e Mesme, i pari që nga nisja e mandatit të tij. Sipas Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan vendimi erdhi si pasojë e angazhimit diplomatik disamujor të presidentit Biden me Arabinë Saudite, që kulmoi me vizitën e tij në këtë vend.

Sallivan shtoi se hapja e hapësirës ajrore e bën Lindjen e Mesme më të integruar, të qëndrueshme dhe të siguritë.

LEXO EDHE:

Back to top button