Ariana Grande e hapur ndaj ndërhyrjeve estetike

Ariana Grande e hapur ndaj ndërhyrjeve estetike

Këngëtarja, Ariana Grande, ka treguar se është e hapur të bëjë ndonjë ndërhyrje estetike.

31 vjeçja ka treguar rreth taktikave të bukurisë ndërkohë që i është nënshtruar një testi të gënjeshtrave si pjesë e një interviste me revistën Vanity Fair, gjatë të cilit ka treguar për mënyrën e aplikimit të grimit.

Kur bashkëpunëtorja e saj nga filmi “Wicked”, aktorja Cynthia Erivo, e pyeti se ka bërë ndërhyrje në fytyrë, këngëtarja e mohoi por ka thënë se “kjo nuk do të thotë se s’jam e hapur ndaj këtyre ndërhyrjeve”.

Në video, aktorja e pyet Granden se a ka bërë ndonjëherë ndërhyrje vetëm për t’u ndier më e popullarizuar. Këngëtarja e mohon këtë.

Ajo gjithashtu ka mohuar thashethemet se ka bërë ndërhyrje estetikë në hundë e gjoks.

Grande e quajti testin si “dita më e mirë e jetës time” pasi pati mundësinë të tregoje të vërteten për thashethemet që qarkullonin se ajo kishte ndërhyrje.

Por, këngëtarja ka pranuar se ka bërë botoks në disa pjesë ndërkohë që ka treguar se prej katër vjetësh nuk e ka aplikuar më.

“Jam mbështetëse e madhe e njerëzve që iu pëlqejnë këto gjëra. Çdo gjë që i bën njerëzit të ndihen bukur e mirë, është në rregull. Pse të na interesojë neve”, ka thënë Grande.

LEXO EDHE:

Back to top button