Armenia, armëpushim me Azerbajxhanin

Armenia, armëpushim me Azerbajxhanin

Një zyrtar i lartë armen ka thënë se shteti i tij ka arritur marrëveshje për armëpushim me Azerbajxhanin, pas dy ditësh luftime të ashpra. Luftimet e tyre lidhen me kontestin e vjetër me dekada për rajonin e Nagorno-Karabakut. Sekretar i Këshillit të Sigurisë së Armenisë ka thënë se falë përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar, është arritur marrëveshje për armëpushim. Megjithatë, Azerbajxhani nuk është deklaruar rreth ndonjë armëpushimi që do të ndalte luftimet më vdekjeprurëse në mes të të dyja shteteve prej vitit 2020. Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësim të Rusisë, janë pajtuar për arritje të armëpushimit më 2020, pas luftës së zhvilluar për gjashtë javë në vjeshtën e po atij viti për rajonin e Nagorno-Karabakut./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button