Arrestohen 7 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale, duke nisur nga përndjekja, tek vjedhja dhe dëmtimi i bagëtive me mjete prerëse. Një 21-vjeçar u arrestua pas denoncimit se përndoqi vazhdimisht ish të dashurën duke i shkaktuar gjendje frike dhe pasigurie. Ndërsa një 56-vjeçar u arrestua pasi kanosi një bashkëfshatar dhe i dëmtoi disa bagëti. Edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve është një 19-vjeçare, u arrestuan pasi po drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Dy të tjerë përfunduan pas hekurave pasi u kapën duke kryer vjedhje.

LEXO EDHE:

Back to top button