Jep dorëheqje ministri i Ekonomisë në Kosovë

Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress vet Kuçi i cili tha se tashmë e ka kërkuar lirimin nga detyra e postit të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit për shkak se do të jetë pjesë e shtabit zgjedhor nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kuçi tregoi se a do të jetë pjesë e listës së deputetëve të AAK në zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt.

“Po kam kërkuar të lirohem nga detyra e ministrit përshkak se kam me qenë pjesë e shtabit zgjedhor në këto zgjedhje dhe nuk mundem në të njëjtën kohë me kry si duhet detyrën edhe të ministrit edhe me qenë pjesë e shtabit zgjedhor. Do të jem pjesë e shtabit zgjedhor në zonën Suharekës, Rahovecit dhe Prizrenit”, tha Kuçi.

Kuçi ka potencuar edhe se do të jetë vetëm pjesë e shtabit zgjedhor dhe nuk do të jetë në listën e deputetëve.

“Jo nuk do të jem në listën e deputetëve”, tha shkurt Kuçi.

LEXO EDHE:

Back to top button