Arrestohen afro 15 mijë njerëz në Amerikën Latine, konfiskohen 200 tonë drogë

Arrestohen afro 15 mijë njerëz në Amerikën Latine, konfiskohen 200 tonë drogë

Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14.260 njerëz dhe kanë konfiskuar rreth 200 tonë kokainë, në kuadër të një operacioni të madh, të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë. Në periudhën 12 mars – 2 prill, autoritetet kanë konfiskuar 203 tonë të kokainës dhe drogave të tjera – vlera e të cilave arrin në rreth 5.7 miliardë dollarë. Përgjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 8.200 armë të paligjshme dhe 305.000 fishekë. Operacioni është thënë të jetë zhvilluar në 15 shtete. Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatën braziliane të krimit, bandën e të rinjve të Salvadorit dhe Kartelin e Ballkanit, që është aktiv edhe në Amerikën Jugore. /Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button