Arrestohen dy persona në Kumanovë, kjo është arsyeja
Arrestohen dy persona në Kumanovë, kjo është arsyeja

Gjatë ditës së djeshme në një lagje të Kumanovës, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin me iniciale A.G nga Kumanova dhe S.N. nga Kriva Pallanka. Të njëjtit sipas MPB-së po transportonin dru zjarri pa dokumentacion përkatës.
“Gjatë kontrollit të një automjeti mallrash “TAM” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga A.G., ndërsa pasagjer ishte S.N., u konstatua se po transportonin gjashtë metër kub dru zjarri të pavulosur dhe pa dokumentacionin e nevojshëm. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.