Arrestohen dy persona nga Velesi

Gjatë ditës së djeshme (24.01.2021) në ora 11:30 dhe 12;40 në Veles nga ana e policisë janë privuar nga liria 47 vjeçari A.N. dhe 43 vjeçari I.Gj që të dy nga Velesi të cilët dyshohen për tregti të paligjshme, gjegjësisht shitblerje të drogës.  Gjatë bastisjes së shtëpisë të A.N. është hasur edhe 43 vjeçari I.GJ. duke blerë drogë nga i dyshuari i parë. Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një sasi e të hollave, heroinës dhe disa tabletave. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të ngritët padi adekuate.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button