“I pushtetshmi”, assesi të filloj procesi gjyqësor

Gjykimi ku një ndër të akuzuarit është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski assesi të filloj. Sot i anulua për shkak se të akuzuarin Vecko Zdraveski gjykata tek sot e ka gjetur. Në seancat e kaluara thirrjet i kanë dërguar në adrës në të cilën ai nuk ka banuar, ndërsa për seancën e sotme është thirru përmes telefonit. Seanca e radhës është caktuar për më 17 shkurt. Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar 13 persona, përfshi edhe deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshski dhe babai i tij. Deputeti Milloshoski akuzohet se si deputet me ndikim ka ndikuar që t’i shitet prona shtetërore babait të tij në një vlerë shumë të ulët në Makedonski Brod.

LEXO EDHE:

Back to top button