Arrestohen dy persona për grabitje në Kumanovë

Arrestohen dy persona për grabitje në Kumanovë

Sot (16.03.2024) nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria M.A. (28) dhe E.A. (32) të dy nga f. Bukoviq-Shkup.

Ata dyshohen se më datën 15.03.2024 rreth orës 20:20 minuta në rr. “Dane Bozhinov” në Kumanovë me automjetin e pasagjerëve “range rover” me targa të regjistrimit të Shkupit kanë gorditur automejtin “folkswagen passat”, të cilin e ka drejtuar S.S. (63) nga Kumanova, gjatë së cilës edhe kanë shkrepur me armë në drejtim të tij dhe ia kanë marrë çantën me të holla, kurse më vonë e kanë djegur automjetin “range rover”.

M.A. dhe E.A. janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button