Arrestohet 19-vjeçari nga Maqedonia në Mal të Zi, dyshohet se tentoi të vrasë një person

Policia në Mal të Zi ka arrestuar 19 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, Andrej Tanasovski i dyshuar për atentatin ndaj Marko Lubisha-Kan anëtarë i kartelit Shkalar në një kompleks turistik në gusht të vitit kaluar. Gjatë bastisjes sipas policisë në Mal të Zi, Tanasovskit i është gjetur armë pa leje dhe pasaportë e falsifikuar. Hetimi ka dëshmuar se Tanasovski kishte planifikuar likuidimin e tij pasi paraprakisht ishte paraqitur në hotelin e njëjtë dhe ishte identifikuar me dokument të rremë të siguruar në Serbi. Ndaj Tanasovskit prokuroria në Budva ka ngritur akuzë mbi bazën e tri veprave penale: tentim vrasje, armëmbajtje pa leje dhe posedim i dokumentit të falsifikuar. Atentati ndaj Marko Lubisha-Kan ndodhi më 7 gusht derisa ky i fundit po bënte pushimet me familjes. Tanasovski u kap nga kamerat e sigurisë duke shtënë me armë drejtë tij në një distancë rreth 20 metra. Lubisha-Kan kishte marrë lëndime të rënda në kokë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button