Dogana konfiskon 5.000 pako cigare kontrabandë në Bogorodicë, arrestohet shoferi
Në një aksion të zyrtarëve doganorë në kalimin kufitar në Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues mallrash, u zbuluan dhe u sekuestruan 5.000 steka cigare me vlerë prej 9 milionë denarësh. Drejtuesi i kamionit, shtetas i Serbisë, u arrestua dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë e Gjevgjelisë për veprën penale kontrabandë. Sipas dokumentacionit të paraqitur, kamioni ishte deklaruar për tranzit nga Greqia drejt Serbisë dhe transportonte materiale ndërtimi. Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë zbuluan mbi mallin e deklaruar 100 kuti të pashënuara, secila me nga 50 steka cigare, përkatësisht gjithsej 5.000 steka cigare pa pulla akcize, të cilat nuk ishin deklaruar./Alsat.mk.








