Arrestohet 24-vjeçari nga Vinica, drejtonte automjetin pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit

Është privuar nga liria një 24-vjeçar nga rajoni i Vinicës, i cili drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktoi aksident rrugor ku një person pësoi lëndime të rënda dhe dy të tjerë lëndime të lehta trupore. “Më 23.07.2026, rreth orës 03:30, në NJPB Koçan u njoftua se në rrugën rajonale Gërdovc–Zërnovc, 24-vjeçari D.N. nga fsh. Gradec, rrrethina e Vinicës, duke drejtuar një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Vinicës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari S.S. (28) nga fsh. Jakimovë, rrethina e Vinicës, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtari D.A. (28) nga fsh. Istibanjë, rrethina e Vinicës. Lëndimet janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik – Koçan”, njoftoi MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button