Arrestohet 26-vjeçarja nga Shkupi, kjo është arsyeja

Arrestohet 26-vjeçarja nga Shkupi, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se pjesëtarët e policisë kanë arrestuar 26 vjeçaren S.D. nga Shkupi.

Sipas njoftimit të MPB-së ajo është dënuar me 4 vite dhe 3 muaj burg për veprat penale “vjedhje të rëndë” dhe “dhunë” që është e dënueshme sipas nenit 236 dhe nenit 386.

Menjëherë pas arrestimit 26 vjeçarja është dërguar në burg për vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:

Back to top button