MPB njofton se një 28 vjeçar nga fshati Kopanicë i Shkupit është arrestuar në vendin e quajtur “Nova Petla” në Gjevgjeli, pasi që në automjetin qe ai e drejtonte u gjetën 5 emigrantë nga Egjipti.
“Më 08.12.2025 në orën 20:30 në vendin e quajtur “Nova Petla” në Gjevgjeli, punonjës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë e privuan nga liria R.R. (28) nga fshati Kopanicë, rajoni i Shkupit. Gjatë një kontrolli të automjetit “Peugeot” me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, u gjetën pesë emigrantë nga Egjipti. Emigrantët u dërguan në Qendrën e Pritjes dhe Tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër R.R. do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në reagimin e MPB-së. /Alsat.mk








