Arrestohet 28-vjeçarja nga Kriva Pallanka pasi pengoi punonjësit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të kapnin lopët

Policia e ka privuar nga liria 28-vjeçaren J.G. nga Kriva Pallanka, në një rast që lidhet me bagëtinë e madhe pranë vendit të quajtur “Kalin Kamen”. Siç njoftojnë nga MPB, ajo u ndalua pas një raporti paraprak se e njëjta ka penguar punonjësit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të kapnin lopët. Kundër saj do të ngritët kallëzim përkatës.

Rasti me lopët në Kriva Pallankë ka qenë në vëmendjen e publikut për një kohë të gjatë. Sipas informacioneve, J.G. është modele dhe ka fituar disa çmime dhe tituj në konkurse ndërkombëtare bukurie./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button