Kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Vrapçishtit Isen Shabanit për shpërdorim të detyrës zyrtare

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori kundër kryetarit të Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas Policisë Financiare, Shabani ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike, pasi ka nënshkruar marrëveshje për rikonstruimin e rrugës në fshatin Dobridoll me operatorin ekonomik, pa e pritur vendimin final pas dorëzimit të ankesës në Komisionin Shtetëror për Ankesa ndaj Furnizimeve Publike, me të cilin vendimi është shfuqizuar. Edhe përskaj këtij vendimi, nga Policia Financiare theksojnë se Isen Shabani ia ka lëshuar paratë operatorit ekonomik në vlerë prej 192 mijë euro. Me këtë thuhet se Shabani i ka mundësuar operatorit që në mënyrë të kundërligjshme të përfitojë mjete financiare./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button