Arrestohet 30 vjeçari nga Tetova, kjo është arsyeja

Arrestohet 30 vjeçari nga Tetova, kjo është arsyeja

Policia e Tetovës ka arrestuar një 30 vjeçar nga Piroku i Tetovë mbi dyshimet për organizimin e lojërave të fatit online në mënyrë ilegale. Pas arrestimit në telefonin e tij është gjetur ueb faqe për lojëra të fatit në internet, llogari në të cilën ka pasur të drejtën për të krijuar llogari për shfrytëzues të tjerë. Në aparatin e tij celular është gjetur edhe lista e shfrytëzuesve të asaj platforme si dhe bilanci i kredisë së deponuar me shumën e ofruar sa mund të deponojnë për të luajtur. Hetimi paraprak ka dëshmuar se janë gjetur edhe sms porosi për nevojën e rimbushjesh së llogarisë së tyre. Telefoni celular i është konfiskuar ndërsa i dyshuari po mbahet në stacioni policorë. Policia dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrolle në një bastore në fshatin Pirok ku janë konstatuar parregullsi në funksionim dhe po punohet për dokumentimin e rastit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button