Arrestohet 34-vjeçari në Gostivar, dyshohet se vrau babain e tij

Policia në Gostivar arrestoi një 34-vjeçar për shkak të dyshimit të bazuar se ka vrarë babanë e tij 63-vjeçar. Ngjarja është denoncuar pas mesnate, kur një anëtar i familjes njoftoi policinë se dyshonte për vrasje në shtëpinë e tyre. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 63-vjeçarin pa shenja jete me lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në pjesën e kokës. I dyshuari, në deklaratën fillestare, ka pohuar se babai i tij kishte vdekur një ditë më parë pasi kishte rënë në banjë, por ai kishte vendosur të mos e denonconte rastin tek autoritetet përkatëse. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa shtesë për zbardhjen e plotë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button