Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, kapen me drogë

Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, kapen me drogë

Policia greke ka ndaluar një çift shqiptarësh, 22 dhe 27 vjeç, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas drejtorisë së policisë së Kosturit,departamenti i anti drogës në këtë rajon kishte informacione se çifti i shqiptarëve do të transportonte një sasi droge nga kufiri shqiptaro-grek në Kostur, me destinacion Athinën.

Menjëherë në zonë u vendosën disa patrulla policie të cilat pasur lokalizuan dy të dyshuarit,iu bënë atyre shenjë të ndalojnë.

Drejtuesi i automjetit nuk ndaloi duke shtuar shpejtësinë. Pak kilometra me tej, policia mundi të ndalojë mjetin dhe t’ vendosë atyre prangat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 46 kg kanabis, njësi parash cash si dhe 4 celularë.

Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie,ndërsa hetimet do të vazhdohen nga anti droga e Kosturit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button