Arrestohet ferizajasi që rrahu nënën e tij

Një person në Ferizaj është arrestuar meqë kishte sulmuar nënën e tij. Për çka asaj i është ofruar më pas tretman mjekësor. Ferizajasi është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button