Arrestohet i dyshuari për grabitje në Shkup

Pjesëtarët e stacioneve policore të Çairit dhe Bit Pazarit sot në orën 12 në rrugën Xhon Kenedi në Shkup privuan nga liria R.R (45), si i dyshuar i kryerjes së veprës penale “grabitje”.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, i dyshuari më 16 shtatorë 2021, në një magazinë të një marketi në rrugën “Makedonsko – kosovska brigada” në Shkup, mori para nga çanta e një punonjëse, dhe pasi u vërejt me armë kërcënoi punonjësen tjetër duke u arratisur.

Në kompletimin e të gjitha dokumentacioneve, kundër tij do të ngrihet aktakuzë.

LEXO EDHE:

Back to top button