Arrestohet ish kreu i FFM-së, Illço Gjorgjioski

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Është arrestuar ish kryetari i FFM-së, Illço Gjorgjioski ndërsa bastisje po kryhen në disa lokacione. Akcioni është zbatuar në koordinim me Prokurorinë për Krim të Organizuar, MPB-në dhe Policinë Financiare. Gjorgjioski dyshohet për punë jo ligjore derisa ka qenë në krye të federatës. Kundër tij ka kallëzim për evazion fiskal dhe falsifikim dhe shkatërrim të librave të evidencës. Dyshohet se në vitin 2019 ka dhënë të dhëna të pa vërteta në llogarinë përfundimtare dhe nuk ka paguar tatim të fitimit, me çka FFM ka përfituar 1,6 milion denarë, shumë me të cilën është dëmtuar buxheti i shtetit.

“Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar, Policia Financiare dhe Ministria e Punëve të Brendshme zbatojnë akcion të koordinuar në disa lokacione në Shkup. Akcioni është rezultat i një parahetimi disa vjeçar si procedurë për FFM-në e zbatuar nga hetuesit e qendrës hetimore pranë Prokurorisë dhe Policisë Financiare”, thanë nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar.

Jo zyrtarisht, bëhet fjalë për një kallëzim penal të ngritur nga ana e Policisë Financiare që në vitin 2020. Atëkohë nga Policia Financiare patën njoftuar se kanë dorëzuar kallëzime penale kundër 11 personave fizik dhe 14 personave juridik, për mashtrim financiar në vlerë prej 2,4 milion eurove në Federatën e Futbollit. Të njëjtit dyshohen për shoqërim kriminel, larje parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në punë, falsifikim dhe shkatërrim të dokumenteve.

I denoncuari I.GJ nuk ka bërë mbikëqyrje në kryerjen e disa detyrimeve me çka i ka mundësuar të dyshuarës O.M të kryejë pagesa nga llogaritën bankare të FFM-së në llogaritë të personave juridik. O.M si udhëheqëse e reparit për financa, nga 1 janari 2016 deri 10 tetor 2019 ka keqpërdorur kartelën kreditore në pronësi të FFM-së dhe ka realizuar udhëtime jasht shtetit dhe për vete ka blerë ushqime, veshje dhe gjëra të tjera për nevoja private në vlerë të përgjithshme prej 3 milion denarë.

I denoncuari T.M si udhëheqës i repartit për gjyqtarë pranë FFM-së, i ndihmuar nga ana e S.S dhe I.SH, ka organizuar fatura me përmbajtje të pa vërteta për shërbime dhe mallëra të cilat asnjëherë nuk ishin dorëzuar dhe për të njëjtat e dyshuara O.M ka kryer pagesat në vlerë prej 12,5 milion denarë. Këto informacione u patën publikar nga ana e Policisë Financiare në vitin 2020./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button