SHBA dhe Irani nënshkruajnë memorandum historik, hapet rruga drejt paqes në Lindjen e Mesme
Gazetare: Ajnur Bafqari
Një hap i ri diplomatik mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është shënuar me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi, i cili synon të hapë rrugën drejt një marrëveshjeje paqeje dhe t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan, Donald Trump, e nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit gjatë një darke në Pallatin e Versajës, pas samitit të G7. Ndërsa televizioni shtetëror iranian transmetoi një foto të Presidentit Masoud Pezeshkian duke nënshkruar marrëveshjen fillestare.
Presidenti Francez Emanuel Macron, e përshëndeti këtë marrëveshje.
“Kjo marrëveshje hap rrugën për një paqe të qëndrueshme dhe lejon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”, ka shkruar Macron në X.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, Qeveria e të cilit ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes, njoftoi në platformën X se marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë.
Si masë fillestare për ndërtimin e besimit, Irani do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Uashingtoni do ta heqë bllokadën e vet detare. Sipas marrëveshjes, Irani gjithashtu duhet ta lehtësojë kalimin e sigurt të anijeve tregtare në këtë rrugë jetike ujore pa pagesë për 60 ditë, gjatë bisedimeve për një kornizë afatgjate detare me Omanin dhe shtetet arabe të Gjirit. Shtetet e Bashkuara do të fillojnë menjëherë ta heqin bllokadë e tyre detare dhe do ta bëjnë këtë plotësisht brenda 30 ditësh. Zyrtarët amerikanë thanë se marrëveshja tashmë po jepte fryt. Memorandumi parashikon gjithashtu heqjen e menjëhershme të sanksioneve amerikane ndaj eksporteve të naftës iraniane, duke ofruar lehtësim të madh për ekonominë e vendit. Për më tepër, Uashingtoni është zotuar ta lehtësojë themelimin e një fondi rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh, të mbështetur nga vendet e rajonit, sapo të arrihet një marrëveshje më e gjerë përfundimtare mbi programin bërthamor të Iranit./Alsat.mk.








