Toshkovski paralajmëron dënime të ashpra për drejtuesit e trotineteve dhe kufizim moshe, ndryshimet ligjore së shpejti në Kuvend
Gazetare: Ajnur Bafqari
Më shumë kontrolle, dënime më të ashpra dhe kufizime të reja për përdoruesit e trotineteve elektrikë parashikohen me ndryshimet ligjore të cilat së shpejti do të jenë në Kuvend. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi kufizim të moshës pasi sipas tij, numri më i madh i aksidenteve me trotinete është regjistruar te të rinjtë e moshës 16 dhe 17 vjeç.
“Do të shkojmë me ashpërsim të politikës ndëshkuese në lidhje me trotinetet, do të shkojmë me rritje të kufirit të moshës së fëmijëve që po i drejtojnë trotinetet, por këtë e lë të hyjë në kuadër të procedurës zyrtare pastaj do ta diskutojmë dhe do t’i paraqesim të gjitha ato detaje në të ardhmen. Kemi ashpërsim të politikave të dënimit dhe rregullim më të rreptë në drejtim të drejtimit të trotineteve elektrikë, veçanërisht në raport me të rinjtë, për shkak se statistikat, numrat e aksidenteve dhe fatkeqësive në komunikacion të shkaktuara nga ata që përdorin trotinete elektrikë, tregojnë se nuk respektohen ligjet, si p.sh. ngasja nga tre persona në një trotinet, dy persona pa helmetë, pa asnjë rregull“, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Edhe ish ministri i Punëve të Brendshme, nga radhët e LSDM-së, Oliver Spasovski pajtohet se trotinetet paraqesin rrezik në trafik, por sipas tij ligji e rregullon qartë se si duhet të përdoren por shtrohet pyetja nëse zbatohen kontrolle në përputhje me përcaktimet ligjore.
“Është bërë ndryshim në ligjin për siguri në trafik, ku definohet mënyra në të cilën mund të përdoren trotinetet, e ajo është që duhet të trajtohen si biçikletat, të lëvizin te shtegu i biçikletave, shpejtësia maksimale është 25 km në orë, të përdorin pajisje mbrojtëse dhe kështu me radhë. Këtu çështja është nëse kontrollohet zbatimi i këtyre përcaktimeve. 18:32 Nuk ka diçka që mund të themi se mungon ”, tha Oliver Spasovski, LSDM.
Vetëm gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur 147 aksidente me trotinete, por autoritetet nënvizojnë se numri është gjithnjë e më shumë në rritje. Rasti i fundit me lëndime trupore si pasojë e aksidentit me trotinet u regjistrua sot, në Radovish./Alsat.mk.








