Kuvend / Ajdari: Regres në të drejtat etnike

“Bashkimi Evropian po e sheh dhe tashmë e ka evidentuar regresin e thellë zbatimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera duke e vlerësuar gjendjen si jo të mirë. Krahas kësaj, në raport konstatohet qartë se Agjencia për zbatimin e gjuhëve dhe Agjencia për realizimin e të drejtat e komuniteteve mbeten me staf minimal dhe të realizuara në mënyrë të pamjaftueshme. Nuk është aspak rastësi që sot diskutojmë për mohimin e të drejtës së provimeve shtetërore në gjuhën shqipe deri sa njëkohësisht po përballemi me vendime që cenojnë identitetin dhe kujtesën tonë kolektive. Në të njëjtën ditë Gjykata Kushtetuese solli vendim për anulim të emërtimit të sheshit Iliria në Tetovë dhe rikthimin e emrit Marshall Tito dhe disa rrugëve të tjera në një proces në të cilin gjykatësit që nuk i takojnë komunitetit shumicë, u mbivotuan. Është krijuar një situatë ku çdo ditë shohim një vendim kundër të arriturave të periudhës 20 vjeçare ku siç duket problem tani më janë bërë edhe emrat Dëshmorët e kombit, Kongresi i Manastirit, Ilira, etj”, deklaroi Rina Ajdari, Fronti Evropian./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button