Arrestohet një grua nga Shkupi, akuzohet për shantazh

Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur padi penale ndaj 31 vjeçares Xh.K. nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shantazh”. Ajo dyshohet se ka shantazhuar 59 vjeçarin D.I. nga Shkupi se në rrjetet sociale do të publikoj fotografi dhe video material me përmbajtje komprometuese, derisa nuk i jep të holla.
Pas masave të ndërmarra nga zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike-Shkup, Xh.K. është privuar nga liria, ndërsa gjatë bastisjes janë gjetur një pjesë e të hollave që i ka marr nga personi i dëmtuar në këtë rast.

LEXO EDHE:

Back to top button