Arrestohet personazhi i famshëm i rrjeteve sociale, Hasbulla Magomedov

Arrestohet personazhi i famshëm i rrjeteve sociale, Hasbulla Magomedov

Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale dhe ambasadori i UFC, Hasbulla Magomedov, është arrestuar në vendlindjen e tij, Dagestan.

Sipas mediave ruse, Hasbulla dhe shokët e tij u vunë në pranga për shkak se kishin bllokuar një rrugë kryesore për të festuar një dasmë.

20-vjeçari kërkoi ndjesë në rrjetet sociale dhe premtoi që nuk do ta bënte më kurrë një gjë të tillë.

Hasbulla, i cili ka pamjen e një fëmije të vogël si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka mbi 8 milionë ndjekës në Instagram. Ai është me origjinë nga i njëjti vend i legjendës së UFC-së, Khabib Nurmagomedov, të cilin e ka bërë shok të ngushtë.

LEXO EDHE:

Back to top button