Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit

Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit

Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovision 2023.

Nikoqir të kësaj mbrëmjeje do të jenë Julia Sanina nga The Hardkiss, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon.

Foto: Eurovision 2023

Përveç pesëmbëdhjetë vendeve që marrin pjesë, të drejtën e votës në gjysmëfinale si pjesë e ‘BIG 5’ kanë edhe Gjermania, Italia dhe Franca.

Përveç kësaj, ekziston një kategori e re që mund të votojë në të dyja gjysmëfinalet, “Pjesa tjetër e botës”.

Foto: Albina Kelmendi/Instagram

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë. Ndërkohë, ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte (e martë) si e ftuar speciale.

Foto: Rita Ora/Instagram

LEXO EDHE:

Back to top button