Arrestohet polici që kërcënoi Spasovskin

Një polic në pension kërcënoi se do të vriste ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski. I dyshuari ka telefonuar nga celulari it ij në stacionin policor Qendër, duke e kërcënuar se do ta vriste ministrin, pas së cilës e ka ndërprerë menjëherë bisedën. Pas identifikimit të tij, në banesën e tij u bë bastisje dhe iu gjetën disa pistoleta dhe disa fishekë të kalibrave të ndryshëm, njoftoi prokuroria. Polici në pension dyshohet për veprën penale – Rrezikim i sigurisë. Për të prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, ndërsa gjykata i ka caktuar arrest shtëpie./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button