Arrihet marrëveshje për formimin e grupeve të punës në mes mjekëve amë dhe MSH-së

Arrihet marrëveshje për formimin e grupeve të punës në mes mjekëve amë dhe MSH-së

Gazetare: Vjollca Aliti

Pas paralajmërimeve të mjekëve amë për protesta, këta të fundit në takim me zv.ministrin e Shëndetësisë kanë arritur marrëveshje për formimin e grupeve të punës me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për kërkesat e tyre.

“Marrëveshja për grupet e punës vjen pas protestës së sotme nga mjekët amë të cilët nuk pranuan pacientë për kontrolle, përpos rasteve të rënda”, tha Liljana Collakova Dervishova, Мјeke familjare.

https://youtu.be/XxXUAhL3lkQ

“Nëse ne jemi për pacientët këtu 364 ditë mundet që pacientët të jenë për ne 1 ditë dhe të na mbështesin sepse një pjesë e kërkesave ka të bëjë edhe me ato sepse ka pjesë ku kanë të bëjnë me problemet e tyre, veçanërisht ata që pranojnë terapi kronike”, u shpreh Mevludin Kuc, Mjek amë.

Mjekët amë kërkojnë rritjen e pagesës për kokë pacienti, ndryshime ligjore që do të mundësonin funksionimin e ambulancave edhe pas pensionimit të mjekëve amë./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button