Arrijnë 10 emigrantë nga Afganistani, të martën vijnë edhe 97 të tjerë

Në mëngjes kanë arritur 10 emigrantë nga Afganistani të cilët së fundi kanë qenë të vendosur në Turqi.
Qeveria ka konfirmuar informacionin për arritjen dhe sistemimin e tyre në vendet e parapara sipas organit ekzekutiv, shkruan Alsat.
Të martën do të arrijnë edhe 97 të tjerë.
Bëhet fjalë për nëpunës të NDI-it.
Arritja e tyre në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit është paraparë në orën 15 ku do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore anti-Kovid dhe më pas do të vendosen në adresat e përcaktuara nga Qeveria.

LEXO EDHE:

Back to top button