Arsenali dhe Totenhami në garë për të firmosur me sulmuesin suedez

Dy skuadrat e Premier Ligës, Arsenali dhe Totenhami po luftojnë për të nënshkruar me sulmuesin suedez Aleksander Isak. Sulmuesi 24-vjeçar, është një ndër lojtarët kryesor te Njukasëll që kur iu bashkua skuadrës në verën e vitit 2022 nga Real Sosiedadi.

Isak, ka bërë 58 paraqitje dhe ka shënuar 28 gola për “Laraskat” ku me paraqitjet e tij Njukasëll ka arritur final e “Karabao Kup”, si dhe ka kualifikuar skuadrën për në Ligën e Kampionëve. Por sipas mediave britanike, Njukasëll nuk ka ndërmend të heqë dorë nga suedezi ose të paktën nuk do të pranojnë asnjë ofertë më të ulët se 100 milionë euro për suedezin.

Njukasëll, aktualisht gjendet në pozitën e 8-të në Premier Ligës me 43 pikë dhe po luftojnë që të kualifikohen në kompeticionet evropiane./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button