Arsim Kolari : Dasmat dibrane kanë kryetar dasme dhe për vajzat është marr hak nëse janë vrarë te burri

Arsim Kolari : Dasmat dibrane kanë kryetar dasme dhe për vajzat është marr hak nëse janë vrarë te burri

Profesori i gjuhës shqipe njëkohësisht adhurues i folklorit dhe traditave shqiptare Arsim Kolari rrëfeu për “Ftesë në studio” me Xhemazije Rizvanin për ritet e dasmave shqiptare dibrane.

Mes shumë specifikave që u përmendën dhe videomaterialeve të rralla që u prezantuan nga arkivi i familjes Kolari rreth mënyrës se si janë organizuar dasmat në sy binte veshja e veçantë dhe dëshira që mikut t’ia bëjnë dasmën sa më të bukur. Sipas Arsimit këtë obligim e merrte secili që ftohej në dasmë. Sipas arsimit , dasmat dibrane tradicionale kanë zgjatur 7 ditë, por edhe e tija që ishte verës po aq ka zgjatur. Mes tjerash përmendi këngët e veçanta të dasmët , i shpjegoi traditat ditë pas dite nga kur bëhej fejesa e deri në ditën kur merrej nusja. Vlen të theksohet se me kanunet e kësaj ane ndryshë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit që femrën nuk e konsideron gjak dhe nuk merret hak për të, me kanunet dibrane familjes së dhëndrit i përmendet nga daja se vajza që japin nëse vritet te ta pa faj, merret gjaku i shtatë burrave.

Lidhur me ceremoninë e natës së dasmës, me që ka alkool dhe dikush mund të përpiqet të prish rendin Arsimi tha se këto raste i merr përsipër kryetari i dasmës , që nuk duhet të jetë nga njeri i shtëpisë pasi ata janë të zënë me përgjegjësi tjera për t’i nderuar dhe respektuar dasmorët.

Për ta ndjekur emisionin e plotë:

LEXO EDHE:

Back to top button