Arsovska nuk e do menaxhimin e BEG-UT

Arsovska nuk e do menaxhimin e BEG-UT

Gazetar: Ile Petrevski

Qyteti i Shkupit nuk ka para për ta marr menaxhimin e ngrohtores, pasi Komisioni Rregullator i Energjetikës nisi procedurën për marrjen e licencës së kompanisë BEG, e cila deri tani ishte përgjegjëse për ngrohjen qendrore në Shkup. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska konsideron se për këtë çështje duhet të reagojë pushteti qendror.

“Ky është një problem vërtet i madh dhe i kalon mundësitë e buxheteve që ka vetëqeverisja lokale”, tha Danela Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Përgjigja e Arsovskës vjen pasi ministri i ekonomisë, në sektorin e të cilit është energjetika në vend, tha se energjinë termike mund t’ia japë kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, sepse sipas tij kjo ka qenë kërkesa e saj.

“Nëse janë të interesuar, sigurisht që është në interesin tonë t’ua japim fillimisht energjinë termike, sipas ligjit e kanë detyrim ta plotësojnë. Nëse nuk kanë mundësi, nëse nuk kanë kapacitet, ose do të shpallim tender, ose përmes EMV-së do ta marrim përsipër shpërndarjen e plotë të furnizimit dhe prodhimit të ngrohjes”, deklaroi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Marrja e licencës së BEG-ut vjen për shkak të krizës financiare të kompanisë. Kryetari i Rregullatorit, Marko Bislimovski, një ditë më parë tha se është duke u zhvilluar procedura për heqjen e tri licencave për punë të BEG-ut.

Bislimovski theksoi se do të ishte mirë, që biznesin e ngrohjes ta merrte Qeveria, përkatësisht një ndërmarrje publike. Ndërkohë Qeveria thotë se Qytetarët do të kenë furnizim të pandërprerë të ngrohjes në sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button