Arsovska priti në takim transportuesit privatë

Gazetar: Mefail Ismaili
Pas kërcënimeve të transportuesve privatë se do të dalin sërish në rrugë, kryetarja e Qyteti të Shkupit, Danella Arsovska i priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të ri të transportuesve privatë. Pas takimit i cili zgjati rreth katër orë, transportuesit thanë se kanë mbetur të kënaqur. Qyteti u kanë dhënë ofertë për të gjetur zgjidhje që ata të kthehen në punë.
“Takimi kaloi mirë, mbetet tek ne transportuesit që të gjejmë zgjidhje për t’u reformuar në një mënyrë të caktuar, t’i dëgjojmë këshillat që na u dhanë që të kthehemi në rrugët e Shkupit. Të gjithë rekomandimet ishin në drejtim se do të modernizohet transporti publik në Shkup dhe ne do të jemi të inkuadruar në atë pjesë, por gjithçka varet edhe nga ne”, deklaroi Jovica Zafirovski, transportuesit privat.
Transportuesit Privat thonë se u është premtuar zgjidhje edhe për borxhin të cilin Ndërmarrja për Qarkullim Publik u ka atyre.
“Po borxhi është nga NQP, do duhet të caktojmë një dinamikë, për gjithçka jemi marrë veshë, gjithçka është siç duhet”, tha Jovica Zafirovski, transportuesit privat.
Zafirovski tha se deri të enjten do të kenë edhe një takim tjetër me përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit, për të biseduar rreth kthimit sa më të shpejtë të tyre në rrugët e kryeqytetit. Por nuk dhanë asnjë afat kur do të fillojnë të qarkullojnë autobusët e tyre në komunikacion. /alsat.mk