Artisti irakian shndërron në vepra arti librat e papërdorshëm

Artisti irakian shndërron në vepra arti librat e papërdorshëm

Artisti irakian Muammel Mexhid qëndis portrete të figurave të famshme në libra të konsumuar përmes “artit të gdhendjes së librave”, duke i kthyer ato në vepra arti.

Mexhid, i cili jeton në kryeqytetin irakian Bagdad, kalon orë të tëra duke punuar në portretet e liderëve dhe artistëve me famë botërore në libra, letrat e të cilëve janë të vjetra dhe të palexueshme.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), artisti Mexhid dha informacione për këtë lloj arti të rëndë që ai e kryen.

“Puna e gdhendjes së një fotografie në letër është shumë e vështirë”, tha Mexhid duke shtuar se për të bërë këtë art duhet aftësi pikture dhe grafike.

Ai tha se është piktor dhe grafist. “Nevojitet kujdes i madh që të vizatohen portrete të emrave të famshëm në libra të amortizuar. Duhet të tregohet shumë kujdes gjatë vizatimit të syve, vetullave, hundës dhe shprehjeve të fytyrës. Puna ime është e ngjashme me pikturat e stilit pop art”, tha Mexhid.

– “Qëllimi im është që librat e amortizuar t’i kthej në libra që flasin duke vënë theksin në pamje e tyre”

Artisti irakian thotë se fillimisht e ka bërë artin e gdhendjes duke palosur letra, më pas e ka zhvilluar vetë dhe ka filluar të përdorë mjete si gërshërë dhe thika speciale.

Lidhur me qëllimin e tij në artin e gdhendjes së librave, Mexhidi tha: “Qëllimi im me punën time është që librat e papërdorshëm dhe të konsumuar t’i kthejë në libra që flasin me zë duke vënë në theks pamjen e tyre. Unë i kthej këto libra në vepra arti dhe ua rris vlerën e tyre”.

Mexhid në librat e konsumuar që ai i shndërroi në vepra arti qëndisi portrete të këngëtareve të famshëm të botës arabe si Umm Kulthum dhe Fairuz, udhëheqësit të revolucionit të Kubës, Che Guevara dhe solistit irakian, Kadim Al Sahir.

Duke thënë se institucionet përkatëse të shtetit nuk e mbështesin artin e tij, Mexhid tha se u bë i njohur duke e publikuar artin e gdhendjes në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button