ASH-AAA 130 amendamente për Buxhetin e vitit 2021

Kopshte të reja, ujë për të gjithë, kanalizime dhe përmirësim i kapaciteteve të sistemit shëndetësor janë vetëm disa nga amendamentet e paraqitura nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm. Të gjitha amendamentet e dorëzuara do të kontribuojnë për një standard më të mirë jetese për qytetarët.

Edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka dorëzuar 390 amendamente të cilët theksin më të madh e kanë në krizën shëndetësore. Testet PCR falas për të gjithë qytetarët, masa shtesë për punëtorët shëndetësorë, por edhe punët ndërtimore për riparimin dhe ndërtimin e reparteve të reja infektive janë pjesë e amendamenteve të dorëzuara të VMRO-DPMNE-së. Sot, në ditën e dytë të debatit të komisionit, deputetët bindeshin mes veti nëse buxheti për vitin e ardhshëm do të ndahet ose jo.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button