ASH-ja akuzon Merkon për shpërdorim fondesh

Nga buxheti i Komunës së Strugës prej vitesh derdhen miliona euro, nga dyshja Ramiz Merko dhe Armen Kadriu, përmes një koncesioni të dyshimtë për ndriçimin e rrugëve me kompaninë Siti Lajt, akuzuan nga Aleanca për Shqiptarët. Nga atje thanë se bëhet fjalë për një nga skandalet më të mëdha korruptive në komunën e Strugës.

https://www.youtube.com/watch?v=m5u8zlxqH48

Nga Aleanca thonë se për këtë është njoftuar Prokuroria Publike dhe Policia Financiare.

Istrefi thotë se ndërsa në Strugë vetëm dy familje u pasuruan gjatë qeverisjes së Merkos, rrugë dhe fshatra të tëra çdo natë janë në errësirë ​​dhe nuk janë të sigurta. Alsat kërkoi qëndrim nga komuna e Strugës, por përgjigje nuk morëm. Tentuam të kontaktojmë edhe me Merkon, por i njëjti nuk iu përgjigj telefonatave.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button