ASH: Duhet angazhim më i madh për vaksinën

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për organizim më të mirë institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar me qëllim të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës kundër virusit korona. Në këtë rreth kjo parti përfshin OBSH-në, Qeverinë dhe Ministrisë e Shëndetësisë. Po ashtu, ASH-ja fton që në ndihmën prej 30 mijë denarëve që ndan dikasteri i Shëndetësisë për personelin mjekësor të inkuadruar në luftën kundër virusit korona, të mos anashkalohen edhe mjekët amë dhe nëpunësit administrative në spitale të cilët po ashtu kanë qenë pjesë e menaxhimit me pandeminë.

Apelojmë për bashkëpunim ndërkombëtar për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje të barabartë në vaksina dhe trajtim gjatë pandemisë së koronavirusit. 2) Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut që t’i lejë anash të gjitha angazhimet dhe prioritet mbi të gjitha prioritetet të jetë sigurimi i vaksinave sa më shpejtë dhe sasi adekuate, duke përdorur të gjitha mekanizmat e mundshme, korin diplomatik në vend, anëtarësinë në NATO dhe ndihmën e shteteve anëtare në Bashkimin Evropian. 3) Ministrisë të Shëndetësisë me apel që të organizojë një takim multilateral me ministrat e shëndetësisë të Ballkanit Perëndimor, ku do të merrej qëndrim për aplikim të përbashkët për sigurim të vaksinave nga sistemi COVAX, nga shtetet anëtare të BE-së ose në mënyrë direkte nga kompanitë farmaceutike- deklaroi Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët.

LEXO EDHE:

Back to top button