Tetë të dyshuarit për terrorizëm, rrezikojnë 10 vjet burg

Tetë anëtarët e dyshuar të grupit terrorist që kishin planifikuar sulme në vend, kaluan natën pas grilave. Gjykata penale iu shqiptoi paraburgim 30 ditor për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit ndaj dëshmitarëve ose shkatërrimit e provave kundër tyre. Policia nuk zbulon më shumë detaje rreth grupit terrorist. Alsat pyeti Ministrinë e Brendshme nëse eventualisht grupi ka qenë i përfshirë në sulme të tjera jashtë Maqedonisë? Por nuk morëm përgjigje.

As nga Prokuroria e Krimit të Organizuar, ku punojnë në hetimin në fjalë, nuk zbulojnë informacion me shpjegimin se hetimi është i sekret. Ende nuk dihet nëse edhe persona të tjerë janë të përfshirë në skemën e grupit terrorist. Policia dhe shërbimet sekrete, duke bashkërenduar me prokurorinë, këtë të diel e arrestuan grupin.

Për ta pretendohet të kenë planifikuar sulme ndaj ndërtesave publike, vrasje dhe përpunimin e rripave vetëvrasës, ndërsa qëllimi, sipas organeve hetuese, ka qenë të krijohet ndjenjë e pasigurisë dhe frikës tek qytetarët. Ata kishin armët e tyre, municionet, pajisjet ushtarake dhe vetë bënin bomba të improvizuara. Grupi madje i ka testuar pajisjet e tyre. I dyshuari i parë i cili e ka krijuar grupin tashmë kishte marrë pjesë në formacionet paraushtarake si anëtar i organizatës terroriste ISIS në Siri. Njëmbëdhjetë anëtarë të grupit dyshohen për veprën penale “organizatë terroriste”, për të cilën sipas ligjit penal dënimi është deri në 10 vjet burg.

Igor Stefamovski

LEXO EDHE:

Back to top button